Do të protestohet kundër masave të Qeverisë anti COVID-19

Në Prishtinë do të mbahet paraditen e kësaj të premte një protestë.

“Zëri i Popullit” e organizon këtë protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Kjo protestë është paralajmëruar të nisë nga ora 11:15.