Një situatë e pazakontë duket se ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti po dyshohet se ka kapërcyer murin e oborrit. Kjo ngjarje vjen pak para nisjes së spektaklit të martën dhe ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
Disa ditë më parë, në një video që po shpërndahet masivisht, reperi nga Peja mund të dëgjohet duke biseduar me Egflin, ku shpreh se “do të bëjë një rrezikim”.
Kjo deklaratë ka bërë që fansat të dyshojnë se Gjesti kishte planifikuar një veprim të tillë, duke e paralajmëruar publikisht para se të ndodhte.
Megjithatë, momenti i kapërcimit të murit nuk është publikuar, dhe kur banorët kanë filluar të diskutojnë për këtë situatë, mikrofonat e tyre janë fikur nga produksioni, duke lënë hapësirë për spekulime dhe teoritë e fansave.
Ky veprim, nëse konfirmohet, mund të sjellë pasoja të rënda për Gjestin, duke qenë se rregullat e Big Brother janë strikte në lidhje me daljen jashtë perimetrit të shtëpisë.
Tensioni në shtëpi rritet gjithnjë e më shumë, ndërsa fansat presin të shohin se si do të reagojnë banorët pas këtij incidenti.