Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit, një lokal në oborrin e Qendrës Kilinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ke treguar se nuk ka persona të lënduar në këtë rast.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë , një objekt (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë zyrtarja për informim e Policisë.