Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Albin Gashi, ka reaguar pas deklaratës së anëtarit të Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqit, i cili ka thënë se ai e ka sulmuar atë për arsye politike.
Gashi ka mohuar se kjo ka të bëjë diçka me politikë, transmeton Telegrafi.
“Unë besoj që kam ku me u deklaru a është e vërtetë e jo, nuk është politike. Nuk ka ndodhë në Kuvend, unë nuk kam asgjë me të politike, mirëpo ai ka diçka personale me mua”, tha shkurtimisht Gashi në Klan Kosova
Ndryshe, anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka thënë se tashmë rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës dhe se ekzistojnë pamjet kur ai është sulmuar nga Gashi.