Në kazermën ”Adem Jashari”, sot u diplomuan 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 2020. Në mesin e oficerëve të ri, ishte edhe djali i vëllait të Ramush Haradinajt, Shkwlzenit.
Haradinaj tha se është jashtëzakonisht i gëzuar për nipin e tij, derisa shtoi se FSK sot i takon një ushtrie moderne.
“Gjithçka sot i takon një ushtrie moderne, tamam një ushtrie të NATO-s e gjithë ceremonia. Gjeneratës 2020 shumë urime. Kuptohet se sot jemi edhe si familjarë se bashku me Suzanën sepse Luani ka diplomuar dhe jemi jashtëzakonisht të gëzuar”, ka thënë Ramush Haradinaj.
I biri i dëshmorit dhe heroit, Shkëlzen Haradinaj, Luani tha se tashmë është i gatshëm për detyra të reja.
“Shumë i gëzuar, shumë krenarë, tash jemi në detyra të reja”, ka thënë ai.
Ndryshe në ceremoninë e sotme kanë diplomuar 15 kadetë.