Në 12-vjetorin e vrasjes së pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, varrin e vizitoi djali i tij, Sokoli.
Aty, ai rrëfeu për dhimbjen dhe mungesën që e ka për babanë e tij, teksa shpreson që një ditë do ta vesh uniformën e Policisë së Kosovës.
Sokoli tha se vendin e prindit të tij s’mund ta zëvendësojë askush, por që po ia del falë të familjarëve të tij.
“Po normal është e vështirë por falë Zotit nuk jam vet, e kam nënën, i kam motrat e axhallarët dhe normal që vendin e tij nuk mund ta zëvendësojë askush, por jemi bërë të fortë”, u shpreh ai.“Padyshim që jam duke punuar në atë drejtim dhe shpresoj që një ditë do ta vesh uniformën e Policisë së Kosovës”, u shpreh ai./eo/