DJ turk, Burak Yeter do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”

Konfirmohet edhe një tjetër artist që do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”.

Burak Yeter, DJ dhe producentin turk, është artisti në fjalë.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në një postim të shpërndarë në ‘Instagram’.

Përveç Yeterit, tashmë në festival janë konfirmuar edhe disa emra të tjerë të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare.

Diplo ka qenë i fundit që u bë e ditur se po vjen në “Sunny Hill”, i cili tanimë shquhet për një sërë hitesh përfshirë edhe “Electricity” me Dua Lipën.