Një tjetër pacient me COVID-19 ka vdekur sot në Gjilan, ka bërë të ditur për KOHËN drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Ukshin Ismajli.
Pacienti ishte 56 vjeçar dhe vdiq para pak minutash. Ai u shtri mbrëmë në spital.
Sot janë raportuar dy vdekje tjera në Gjilan si pasojë e koronavirusit, ndërkohë sipas të dhënave të Institutit të Kombëtar të Shëndetësisë, janë shënuar 6 vdekje në 24 orët e fundit në nivel vendi.
Numri të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131.