14 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) .
Rastet e vdekjes janë nga 10 komuna, ku prin Prishtina me 5 raste të vdekjeve.
“Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç)”, njofton IKSHPK.
Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383, thuhet më tej në njoftimin e IKShPK-së.