Dita finale e koalicioneve, Mustafa nisë takimin me Haradinajn në Kuvend

Sot është bërë e ditur se gjatë ditës do të nënshkruhet koalicioni për formimin e Qeverisë së re.

Tashmë në Kuvend të Kosovës T7 raporton se ka nisur takimi në mes të kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe atij të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Të dy janë duke diskutuar për finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse, koalicion ky që do të mundësonte krijimin e Qeverisë së re.

Pas këtij takimi, AAK do të mbajë një mbledhje në selinë e partisë, me fillim nga ora 13:00.