Për sot parashikohet që në Kosovë të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Mëngjesi mbetet me acar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20 deri në 48 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të luhaten prej minus 4 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15.