Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është vlerësuar lartë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Distria është shpallur të shtunën mbrëma xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos është duke e mbajtur ceremoninë në të cilën po shpallen më të mirët e vitit. Distria gjatë këtij viti pos medaljes së artë olimpike, ka fituar edhe titullin evropian. Ishte e para edhe në Masters. Është e para në ranglistën botërore në kategorinë deri 48 kilogramë. Ajo kishte shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Tokios. Tani zyrtarisht është xhudistja më e mirë në botë për vitin 2021.
IJF-ja për herë të dytë po shpall më të mirët në këtë mënyrë, përmes ceremonisë “Judo Awards”.