Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria i ka renditur fitoret një nga një në ditën e sotme, duke filluar nga raundi i dytë, te lufta në çerekfinale dhe tashmë në gjysmëfinale.
Pasi mposhti me ippon në raundin e dytë amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren serbe Nikolina Nisavic në çerekfinale.
Në gjysmëfinale, xhudistja pejane u ndesh me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti pa shumë vështirësi.
Kështu, Distria është kualifikuar në finale, ku ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë dhe të luftojë për të artën me japonezen Iroha Oi.