Distria Krasniqi arrin në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi, që garon në kategorinë deri 48 kilogramë, filloi furishëm meçin çerekfinal duke e rrëzuar spanjollen Laura Martinez Abelenda për “Waza-ari” brenda sekondave të parë.

Ndërsa më pas e rrëzoi Martinezin sërish kur kishin mbetur edhe 1:53 minuta luftë për ippon.

Krasniqi është bartëse numër një në kategorinë deri 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale do të përballet me japonezen Natsumi Tsunoda.