Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizoi një panel diskutimi me temën “Lidershipi për Gjeneratën e Ardhshme: Gratë në Biznes”, i cili adresoi sfidat dhe mundësitë në fuqizimin e grave në pozita udhëheqëse dhe sipërmarrëse.
Diskutimi u moderua nga Elona Muhaxhiri, Zyrtare e Politikave në AmCham, dhe morën pjesë Leonora Kusari nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Leonita Kuqi nga Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Teuta Sahatqija- Drejtoreshë Ekzekutive e TDS Consulting dhe Anëtare e Bordit të AmCham, si dhe Qendresa Smajli Gashi- Drejtoreshë Ekzekutive e Capital Company dhe Anëtare e Bordit të AmCham.
Panelistet ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre mbi sfidat dhe mundësitë për gratë në biznes. Diskutimi përfshiu temën e rolit të politikave publike në mbështetje të grave sipërmarrëse, rëndësinë e mentorimit dhe strategjitë për krijimin e një ambienti më përfshirës në biznes. U theksua nevoja për mbështetje më të fortë institucionale, fuqizim digjital dhe trajnime praktike për gratë sipërmarrëse.
Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativa që promovojnë barazinë dhe fuqizimin e grave në sipërmarrje