Disa ushqime që mbrojnë imunitetin para se të fillojë moti i ftohtë

Teksa moti i ftohtë mund të shkaktojë probleme të shumta shëndetësore, ka disa mënyra për ta mbrojtur imunitetin.

Times of India ka shkruar se patatet e ëmbla mund të jenë të mira për këtë gjë, pasi përmbajnë vlera të shumta ushqyese si fibrat, vitamina A dhe kaliumi. Konsumimi i rregullt i kësaj patateje mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, rritjen e imunitetit, si dhe mund të zvogëlojë inflamacionin.

Mjalti është një tjetër burim i vlera ushqyese të cilat ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve.
Hurmat janë të mira për pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit për shkak se përmbajnë vlera të shumta ushqyese, përfshirë fibra, minerale e vitamina.

Arroret janë të mira kur bëhet fjalë për imunitetin. Bademet dhe arrat ulin nivelin e kolesterinës dhe inflamacionit duke ndihmuar organizmin të luftojë kundër sëmundjeve të ndryshme.

Piperi i zi siguron nxehtësi dhe është i mbushur me vitaminë C. Përfshirja e tij në dietën e dimrit ndihmon organizmin të parandalojë problemet që mund të vijnë me motin e ftohtë.

Kanella është e efektshme kundër inflamacionit si dhe radikaleve të lira. Kjo erëz mund të përmirësojë metabolizmin, pasi që trupi përdor më shumë energji për të tretur kanellën se sa ushqimin. Kanella mund të përmirësojë metabolizmin, duke targetuar yndyrën e depozituar në zonën abdominale.