Disa politikanë në Shqipëri kanë kofirmuar se janë infektuar me COVID-19. Në mesin e tyre janë edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe deputeti socialist Damian Gjinkuri.
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka rezultuar me COVID-19 pak ditë më parë, ndërsa sot është konfirmuar si lajm.
Nuk dihet ende gjendja e tij, ndërsa po merr trajtim të specializuar në një spital privat.
Pasi rezultoi pozitiv ai është karantinuar në shtëpi dhe ka marrë trajtim atje, ndërsa mësohet se sot ndodhet në spital.
Kujtojmë se Vasili nuk është i vetmi që është infektuar me COVID-19 në LSI, ndërsa ka qenë prekur edhe ish-deputetja Nora Malaj. Malaj njoftoi se ishte e prekur më 7 gusht, ndërsa ndodhej në ditën e 16 të karantinimit dhe në gjendje më të mirë.
E, ministri Turizmit, Blendi Klosi mësohet se është shtruar në spital me Covid-19.
Ministri ndodhet në një spital privat në Tiranë.
Përveç Blendi Klosit me Covid-19 janë ministrja Balluku si dhe tre ministrja të tjerë. Po kështu edhe Damian Gjiknuri vetdeklaroi sonte se është infektuar me korona virus.
Njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama kanë dalë me koronavirus.
Ndërkaq Damian Gjiknuri lajmin për infektimin e tij me COVID-19 e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social facebook.
Deputeti socialist shkruan se ai ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar.