Disa nga profesionet më të rralla dhe më të çuditshme

Jo të gjithë mund të bëhen mjek, drejtorë marketingu, gazetarë apo zjarrfikës. Në fakt jo të gjithë duan të jenë. Sidoqoftë ekzistojnë disa profesione të pazakonta që ndoshta ne nuk e kemi ditur fare që mund të jenë të vërteta.

‘Vajtues’ i rremë

Për disa njerëz, që nuk kanë shumë miq apo familjarë, sidomos në shtete të ndryshme të botës është problematike nëse nuk ka persona mjaftueshëm që qajnë për ty në varrimin tënd. Kështu një i afërm me qëllime të mira, rezervon vajtuesë të rremë në funerale, pra profesionistë që qajnë dhe mbajnë pamje të trishtuara gjatë varrimit. Pagesa e këtij profesioni arrin deri në 50£ në orë. Ideja u bë e njohur në Kinë dhe Lindjen e mesme.

‘Fjetës’ profesional

Shumë teste mjekësore e kanë bërë të ditur se ky është një profesion shumë i vështirë dhe ka shumë efekte negative anësore. Por, NASA ka dashur t’i shohë efektet që shkaktohen në trupin e njeriut nëse rri pa lëvizur nga shtrati për 70 ditë, kështu që ata paguajnë vullnetarë nga 18 mijë dollarë. Versioni tjetër i këtij profesioni është me qëllim që të testohen shtretërit në hotele të ndryshme.

Përqafues

Për të gjithë ata që kanë nevojë t’i përqafojë dikush por janë të vetmuar mund të punësojnë një përqafues profesionist. Ora e ‘përqafuesve’ paguhet prej 60 deri në 80 dollarë.

Nuhatës

Nuhatës ose ai që njihet si ‘perfumer’, është detyrë e individëve që i përdorin aftësitë e tyre për të krijuar aroma të veçanta me çmime shumë të larta. Ky profesion është shumë i rrallë duke u bazuar fillimisht në atë që ka të bëjë më shumë me talentin sesa me trajnimet.

Shikues ‘Netflix-i’

Imagjinojeni të paguheni për të shikuar televizionin tërë ditën. Për të punësuarit me fat kjo ëndërr është bërë realitet. ‘Netflix‘ ka punësuar individë për të shikuar tërë ditën përmbajtjet e tyre para se të jenë në dispozicion për publikun.