Personat që kanë diabet, këshillohet të konsumojnë ushqim që indeksin glikemik e ka të ulët.
Ani pse këta persona nuk mund të konsumojnë ëmbëlsira e disa ushqime të caktuara, dietologët kanë këshilluar të konsumohen disa fruta që indeksin glimeik e kanë të ulët dhe diabetikët mund t’i hanë, normalisht duke u kujdesur edhe për pjesën tjetër të ushqimit që e hanë.
Mollët përmbajnë fibra dhe konsiderohen si ushqim i mirë për personat që vuajnë nga diabeti.
Dardha është një tjetër frutë që konsiderohet e mirë për diabetikët pasi që edhe ajo përmban fibra dhe nuk përmban shumë sheqer, raporton India.com
Edhe kajsitë e freskëta përmbajnë pak sheqer, gjë që i bën të jenë të mira për personat me diabet.
Kumbullat përmbajnë shumë pak kalori, prandaj konsiderohen të mira për menaxhimin e diabetit.
Portokajtë përmbajnë vitaminë C dhe fibra, gjë që i bën po ashtu të mirë për personat qw vuajnw nga swmundja e sheqerit nw gjak.
Një tjetër frutë që përmban pak sheqer e shumë fibra është kivi dhe diabetikët mund ta konsumojnë.
Grejpfruti e ka të ulet indeksin glikemik, përmban pak kalori e është i mirë për diabetikët.
Frutat e malit si dredhëzat e boronicat, janë gjithashtu të mira për diabetikët pasi përmbajnë antioksidant dhe janë të pasura më fibra.
Antioksidant përmbajnë edhe qershitë dhe gjithashtu indeksin glikemik e kanë të ulët që nënkupton që janë të mira për njerëzit me diabet.