Shumë njerëz mendojnë se të mbajturit dietë do të thotë të vdesësh urie ose të konsumosh vetëm pemë. Por a është me të vërtetë kështu?
Dietistja indiane, Ruchita Batra, së fundmi ka renditur disa nga mitet e zakonshme të dietës, kundrejt të cilave ka vënë fakte.
Sipas saj, produktet me bazë qumështi përmbajnë të gjitha llojet e ushqyesve, përfshirë kalciumin, vitaminën D dhe një sërë yndyrash dhe proteina. Përqindjet e atyre lëndëve ushqyese ndryshojnë nga ushqimi në ushqim.
Mit: Të verdhat e vezëve janë të pashëndetshme
Fakt: E verdha e vezës është e pasur me vitamina A, D, E, K, dhe B12, dhe minerale të tilla si folati, hekuri dhe riboflavina. Një vezë e madhe ka përafërsisht 185mg kolesterol, e gjithë kjo është në të verdhën e saj. Por kolesteroli dietik nuk është shkaku kryesor i kolesterolit të pashëndetshëm në gjak.
Mit: Lëngu i portokallit përmban shumë sheqer
Fakt: Lëngu i portokallit i bërë në shtëpi do të përmbajë të njëjtën sasi sheqeri sikurse fruti, përveç nëse sheqeri shtohet. Kështu, lëngu i shtrydhur fllad është mirë. Sidoqoftë, lëngjet e blera nga dyqani mbajnë sheqerna të shtuar, të cilët tejkalojnë sasinë e një portokalli (tetë gram).
Mit: Yndyra ju shëndoshë
Fakt: Konsumimi i yndyrës nuk ju shton në peshë. Por ngrënia e yndyrës së gabuar ose ngrënia e tepërt e yndyrës mund të çojë në shtim peshe. “Yndyrat janë thelbësore, edhe pse ato kanë një reputacion të keq në kulturën tonë të tanishme të shëndetshme për zemrën dhe të fiksuar pas dietës. Ato duhet të konsumohen në sasinë dhe cilësinë e duhur”, tha ajo.
Mit: Karbohidratet ju shëndoshin
Fakt: Karbohidratet nuk ju shëndoshin. Karbohidratet nuk ju shtojnë në peshë. Fitimi i peshës është rezultat i ngrënies së shumë kalorive, jo duke ngrënë karbohidrate.