Ndërkohë që sëmundja e kancerit është shqetësim i madh për njerëzit, ka disa mënyra për ta parandaluar duke bërë disa ndryshime në zakonet e jetës së përditshme.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e mundësisë për zhvillim të sëmundjes së kancerit, përfshirë edhe faktorin gjenetik.
Ajri i ndotur e ushqimi i pashëndetshëm janë dy ndër faktorët që shpesh ndikojnë për të keq tek kjo sëmundje, duke rritur gjasat që organizimi i njeriut të përmbajë qeliza kancerogjene.
Times of India ka shkruar se konsumimi i duhanit është ndër shkaktarët e zhvillimit të sëmundjes së kancerit. Ndërkohë që duhani mund të shkaktojë kancerin e gojës, ai gjithashtu është i lidhur me kancerin e mushkërive, fytit dhe gjuhës.
Ekspertët kanë këshilluar që njerëzit duhet ta lënë duhanin në mënyrë që të mos ju zhvillohen qelizat kancerogjene në trupin e tyre.
Ndikim të keq në zhvillimin e kancerit ka edhe konsumimi i alkoolit. Teprimi me pijet alkoolike mund të shkaktojë tumore të ndryshme, të tilla si ai i gojës, i gjirit dhe mëlçisë. Çelësi qëndron te balancimi.
Ekspertët kanë këshilluar që të mos teprohet konsumimi i pijeve alkooli në baza ditore, në mënyrë që organizmi të qëndrojë më i shëndetshëm.
Zyrtarët nga The National Institue of Medicine kanë deklaruar se është më rëndësi që njerëzit të kenë plan të balancuar të të ushqyerit, në të cilin përfshihen vlerat ushqyese që burojnë nga pemët e perimet.
Shumë fruta, perime, drithëra të plota e mishra sigurojnë vlerat ushqyese dhe antioksidantët e nevojshëm për organizmin që të forcohet sistemi imunitar dhe të zvogëlohet stresi oksidativ.
Ushqimet me bazë bimore janë të pasura me sasi të konsiderueshme të fibrave si dhe komponimeve të tjera si flavonidet e karoteni, të cilat kanë fuqi t’i mbrojnë qelizat nga dëmtimi.
Ekspertët gjithashtu kanë këshilluar që në mënyrën e të ushqyerit të inkorporohen frutat e malit, pasi përmbajnë antioksidantë të fuqishëm si dhe perimet me gjethe të gjelbra të cilat rrisin imunitetin.
Njohësit e kësaj fushe kanë bërë të ditur se mishrat e shumë përpunuar, si salsiçet, e ato të tymosura janë të dëmshme për organizmin, pasi përmbajnë veti kancerogjene.
Në mënyrë që të parandalohet sëmundja e kancerit njerëzit duhet të mbajnë peshë adekuatë trupore. Kjo gjë arrihet duke qenë aktiv e duke bërë ushtrime fizike, si dhe duke kontrolluar sasinë dhe cilësinë e ushqimit të konsumuar.
Pesha e tepërt mund të shkaktojë kancere si ai i zorrës së trashë, i gjirit dhe mëlçisë.
Pesha adekuate trupore që mbahet përmes ushtrimeve dhe dietës së balancuar, mund ta reduktojë shkallën e inflamacionit në trup si dhe shëndetin metabolik në përgjithësi.
Gjithashtu duhet mbrojtur edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, duke mos u ekspozuar në kohën kur ato janë të shumë të forta, sidomos gjatë periudhës së verës.
Doktorët vazhdimisht kanë bërë thirrje se njerëzit duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta, në mënyrë që sëmundja të detektohet sa më herët e shërimi të jetë më i lehtë.