Disa lagje të Prishtinës mbesin pa energji elektrike

KEDS-i ka njoftuar se lagjet kryesore të Prishtinës do të mesin pa energji elektrike për disa orë.

Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, do të ndodh për shkak punimeve të KOSTT-it dhe me kërkesë të kësaj kompanie, pas mesnate nga ora 00:10 deri ne ora 06:10 lagjet qendrore të Prishtinës do të jenë pa energji elektrike.

“Specifikisht do të ndalet energjia në qendër të Prishtinës, pastaj Ulpianë, Pejton, Dardani dhe një pjesë të Bregut të Diellit. Për më tepër detaje ju lutem drejtojuni KOSTT-it”, ka njoftuar KEDS.