Gjiganti teknologjik Apple pritet të prezantojë versionin e ri të sistemit operativ, iOS, për pak muaj. Para prezantimit, një spekulim i ri ka rrjedhur duke theksuar se iOS 17 nuk do t’i përkrahë një numër të konsiderueshëm të pajisjeve të vjetra të Appleit.
Më së shumti bie në pah se iPhone X do ta humbë mundësinë e përditësimit.
Siç shkruan “9to5mac”, bazuar në disa spekulime, iOS 17 nuk do të mund të shfrytëzohet nga:
- iPhone 8
- iPhone 8 Plus
- iPhone X
Në vazhdimësi, sa herë që Apple lëshon përditësime të reja të sistemit, pajisje më të vjetra humbin mundësinë që të shfrytëzojnë sistemin e ri. Vitin e shkuar, iOS 16 nuk mund të shfrytëzohej nga iPhone 6S, iPhone 6S Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe iPhone SE (gjenerata e parë).
Apple do të vazhdojë të sjellë ndryshime në aspektin e sigurisë tek iOS 16 edhe pas lansimit të iOS 17.