Penaltitë kanë përcaktuar fituesin e duelit Cluj-Dinamo Zagreb në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Kroatët kaluan tutje me rezultat 6:5 pas gjuajtjeve nga penaltia, pasi koha e rregullt dhe ajo e vazhdimeve u mbyllën 2:2.
Në kohën e rregullt golin e dytë për Dinamon e realizoi kosovari Lirim Kastrati, ndërsa në penalti shënoi Arijan Ademi i Maqedonisë.