Pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga kryeministri Albin Kurti, LDK ka propozuar inicimin për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
Kundër këtij mocioni në mbledhjen e djeshme të kryesisë së LDK-së ka votuar Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe ka abstenuar ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
E dikush po e kërkon kalimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja në Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga Albin Kurtit.
Një faqe në Facebook është hapur me emrin “Vjosa Osmani shko me Vetëvendosje”.
Kryetarja e Kuvendit e cila në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidate e LDK-së për kryeministre ka arritur të marrë 176 mijë vota më 6 tetor.
Kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi pritet që të propozojë vendimin e kryesisë së LDK-së për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti pjesë e të cilës është dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.