Gjykata Kushtetuese e ka dhënë sot fjalën e fundit sa i përket kushtetutshmërisë së vendimit që mori Qeveria në krye me Albin Kurtin për kufizim të lëvizjes për qytetarët në disa orare të caktuara, raporton Gazeta Express.
Kushtetuesja e ka shpallur sot këtë vendim të qeverisë të pavlefshëm, derisa Kuvendi ka kohë deri më 13 prill që të nxjerrë një ligj për këtë çështje.
Mirëpo, tash kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kishte qenë shumë i ashpër kur kryeministrat para tij në qeveri kishin marrë vendime anti kushtetuese.
Madje, gjatë kohës sa Isa Mustafa ishte kryeministër, Kurti kishte deklaruar se ai e ka shkelë kushtetutën e kjo e bën atë, super kriminel.
“Ky njeri e ka shkelë ligjin, ky është kriminel, ky njeri e ka shkelë kushtetutën, ky është super kriminel. Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel sot më të madh, nëpër burgje se Mustafa që e ka shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar Kurti.