Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Janina” në Prizren është djegur një shtëpi.
Të lënduar nga ky incident nuk ka, por sipas pronarit të shtëpisë së djegur, dëmi material kap vlerën e 300 mijë eurove.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Zjarrfikësit, patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve janë në vend ngjarje. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas pronarit rreth 300.000 euro (treqind mijë), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”, tha Bytyqi.