Dietë me vezë

Dieta e vezëve është me të vërtetë e dobishme nëse ndiqni të gjitha rregullat e nevojshme. Vezët përmbajnë proteina të cilat janë shumë të rëndësishme për lëkurën, thonjtë dhe flokët. Ekzistojnë 2 lloje të dietave me vezë, shumë të efektshme: Një afatgjatë dhe një afatshkurtër. 

Karakteristikat kryesore

Nëse dëshironi të provoni një dietë afatgjatë, ajo do të zgjasë për 1 ose 2 javë.

Mëngjesi juaj do të përbëhet nga 2 vezë dhe 1 portokall i kuq.

Dreka juaj do të përbëhet nga një vezë, një portokall të kuq dhe një sallatë pa salcë.

Për darkë, do të keni 1 vezë dhe peshk me perime.

Mos i hidhni shumë kripë ushqimit. Në vend të saj përdorni limonin.

Efektet anësore të mundshme

Kjo dietë është mjaft e ekuilibruar. Përderisa nuk evitoni  asnjë nga këto produkte, trupi juaj nuk do të vuajë nga ndonjë mangësi. Vetëm duhet të siguroheni që nuk jeni alergjik ndaj portokallit të kuq. Është gjithashtu e rekomanduar që të zvogëlohet numri i herëve që stërviteni në javë që të mos mbingarkoni trupin tuaj.

Natyrisht, është e rëndësishme që të shkoni në palestër për të lejuar që trupi juaj të shërohet dhe të përshtatet, teksa kilet shtesë zhduken.

Pra, nëse ndjek një dietë, mos harro se nga ana tjetër duhet shumë stërvitje! /neps.al/