Vetëm një dietë ka treguar se ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës, demenca e kanceri kanceri, ka thënë doktori Rupy Aujla, që është pjesë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), qw përfshin sistemin e kujdesit shëndetësor të financuar nga shteti në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Mirror.
Aujla ka theksuar se dietat e dobëta janë përgjegjëse për “një numër të madh të vdekjeve” të regjistruara nga NHS-ja. Ai e ka rekomanduar dietën e stilit mesdhetar si mënyrën më të mirë për ta ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, demencës dhe kancerit.
“Dieta e stilit mesdhetar përfshin shumë lloje të arrave dhe peshkut, dhjam të cilësisë së mirë siç është vaji i ullirit, lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve”, ka thënë një mjek tjetër në podcastin e tij “A Piece of Cake”.
Sipas Aujlas ushqimi mund të përdoret për ta rregulluar shëndetin mental dhe atë fizik.
“Ka pasur një studim në revistën ‘Neurology’, i cili ka treguar se dieta e stilit mesdhetar është lidhur me një rrezik më të vogël të shëndetit kognitiv. Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por demenca është vrasësi numër një në Mbretërinë e Bashkuar”, ka thënë Aujla. “Sipas një studimi të ‘World Cancer Reasearch’, 30 deri në 40 për qind e llojeve të kancereve mund të parandalohen pas adaptimit të një jetese më të shëndetshme”, ka shtuar ai.
Sipas një studimi të bërë para 20 vjetësh, dieta e stilit mesdhetar mund t’i ulë rreziqet nga problemet vaskulare për 30 për qind.
“Dieta e dobët është përgjegjëse për një numër të madh të vdekjeve, të shumë rasteve të sëmundjeve që shohim në NHS. Ushqimi është një nga mënyrat më të fuqishme mjekësore, që na mbron nga problemet e ndryshme. Shumë prej tyre i kanë rrënjët në të ushqyerit e dobët”, ka thënë Aujla.
Nga dieta e dobët ka rrezik nga diabeti i tipit 2, i cili shkakton edhe probleme të tjera si demencia dhe prek edhe cilësinë e jetës. Disa sëmundje kronike mund të shkaktojnë inflamacionin, që na mbron nga patogjenët, si bakteret dhe viruset, që pastaj mund të shkaktojnë problemet edhe me presion të gjakut.
“Simptomat e tilla si mjegullimi i trurit, dhimbja, lodhja. Shumë njerëz mund të tundin kokën ndërsa po i them këto simptoma, sepse ato janë bërë shumë normale për shumë njerëz, por mund t’i ketë rrënjët në inflamacion. E shumë nga ato që hamë, për fat të keq, ndezin zjarrin e atij inflamacioni”, ka thënë Aujla.
Ndryshe nga dietat shumë kufizuese, dieta mesdhetare është e balancuar dhe i lejon njerëzit të hanë një shumëllojshmëri të gjerë ushqimesh. Kjo dietë është e sigurt për shumicën e njerëzve, duke përfshirë fëmijët dhe të moshuarit.