Dieta që mbron kundër koronavirusit

Mënyra a shëndetshme e ushqyerjes ka kohë që vlerësohet të jetë një nga faktorët më të rëndësishëm në luftën kundër virusit Covid-19.

Një ekip i studiuesve nga Indonezia ka analizuar disa specifika të stilit të jetesës që ndikojnë te shëndeti, kur bëhet fjalë për Covidin dhe kanë gjetur se mënyra mediterane e të ngrënit mund të zvogëlojë rrezikun nga virusi pandemik, i cili është duke qarkulluar ende në disa variante, shkruan CNN.

“Janë bërë shumë studime që lidhnin çështjen e inflamacionit në trup me Covidin, ndërkohë që dieta mediterane njihet për vetitë anti-inflamatore”, ka thënë autori i studimit Andre Siahaan, nga Universiteti i Sumatras Veriore në Indonezi.

Inflamacioni ka rezultuar të jetë i lidhur edhe me rrezikun nga zhvillimi i Covidit e edhe me varinatet e tjera të tij.

Për të studiuar nëse rreziku nga infeksioni mund të rritet nga dieta mediterane, studiuesit kanë analizuar të dhënat e gjashtë studimeve që janë bërë më herët ku morën pjesë më shumë se 55.400 persona nga pesë vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrësit tregonin për përdorimin e dietës mediterane përmes një pyetësori.

Tri nga këto studime gjetën lidhje të fortë në mes të dietës mediterane dhe rrezikut të zvogëluar nga Covidi, ndërkohë që dy studimet tjera nuk treguan ndonjë rezultat domethënës. 
Në njërin nga studimet u gjetën rezultate domethënëse për dietën mediterane e zvogëlim nga rreziku ndaj Covidit.

Konsumi i shpeshtë i vajit të ullirit, frutave e arroreve, konsumimi i rrallë i drithërave me sheqer të shtuar e të procesuara e mishit të kuq, si dhe konsumimi i moderuar i alkoolit, ndikonin për të mirë në organizëm kur bëhet fjalë për Covidin, duke ulur infeksionin.

Ushqyerja e rregullt me perime, fruta, fasule, arra, mish peshku dhe drithëra të plota, pati lidhje me numër të ulët të infeksioneve me Covid.

“Këto rezultate mund të kenë ndikim domethënës në shëndetin publik, duke parë ndikimin që kanë vlerat ushqimore në parandalim të infeksionit”, ka thënë Jordi Merino, profesor nga Universiteti i Kopenhagës, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Doktorët këshillojnë që ndryshimet në të ngrënë duhet të bëhen afatgjate në mënyrë që të shihen rezultat e mira në shëndet.

“Ushqimet e dietës meditarene janë të mbushura me antioksidantë, fibra dhe vlera ushqyese, të cilat rrisin imunitetin dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin  e mikrobiomit e zvogëlim të inflamimit”, ka thënë Sara Seidelman, profesoreshë e mjekësisë në kolegjin Columbia Vagelos.

Përveç kësaj, dieta mediterane ndikon për të mirë në organizëm duke zvogëluar rrezikun edhe nga të tjera sëmundje, si sëmundjet e zemrës, sulmi në tru, demenca, kanceri i gjirit, niveli i lartë i kolesterolit, humbja e kujtesës, depresioni e shumë të tjera.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësore (OBSH), që kur koronavrusi filloi të shpërndahej në vitin 2018, ka pasur më shumë se 775 milionë raste të njerëzve të infektuar me të. OBSH-ja po ashtu ka bërë të ditur se ky numër ende po rritet me 47 mijë raste që janë raportuar në fund të muajit korrik e fillim të gushtit. 
Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur si pasojë e Covidit.