Diaspora thyen rekordin e remitencave në këtë vit

526 milionë euro kanë hyrë në Kosovë nga bashkatdhetarët në muajt janar-korrik të këtij viti.

Ky është një rekord, ku deri tash janë 47 milionë euro më shumë se në tërë vitin paraprak.

Zëvendësministri i Punëve dhe Jashtme dhe Diasporës, Bekim Brestovci, ka thënë se mërgata vazhdon edhe më tej të jetë mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike.

“Diaspora shënon rekord në dërgim të Remitencave për periudhën janar-korrik 2020. Sipas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën Janar-Korrik 2020, nga Diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 Milion Euro ose 47 Milion Euro më shumë se sa gjat vitit 2019”, ka thënë ai.

“Diaspora edhe përkundër vështirësive nga COVID-19, vazhdon të jetë edhe më tutje mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike për Republikën e Kosovës”.