Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini bashke me kryetarët dhe koordinatorët e degëve të AKB-së në Diasporë nga Gjermania, Austria, Zvicrra e Italia e Maqedonia, takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hotin, ku kanë biseduar për zhvillimet ekonomike dhe prioritet.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se po tentojnë që disa procese të rëndësishme ti shtyejnë përpara. Ai mbështeti fuqishëm ndarjen e mbi 60 milionshe.
Ai shprehu shqetësimin për mos miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke kërkuar nga deputetët që çështjet ekonomike të mos përzihen ne ato politike.
Kryetari i AKB-së, shtoi se diaspora është potencial i madh për zhvillimin e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, tha se se mbi 60 milionë i janë dhënë bizneseve dhe premtoi se do ti ndahen tani edhe 49 milionë euro të tjera fermerëve. Ndërsa mbi 61 milionë euro tjera do ti ndahen prodhuesve së shpejti.
“Nëse nuk ka mbyllje tjetër do t’ia dalim si është më së miri”, tha premtoi Hoti.
Kryeministri tregoi se deri tash për bizneset janë dhënë mbi 270 milionë euro gjatë pandemisë. Deri në fund viti do të ndahen deri 360 milionë euro bizneseve.
Derisa bizneset nga diaspora i dhanë mbështetje kryeministrit Hoti, derisa kërkuarn krijimin e kushteve që kapitalin e diasporës ta rikthejnë në Kosovë.