Ndërkohë që njerëzit dëshirojnë çdo ditë e më shumë të ushqehen shëndetshëm, dietologët kanë bërë një listë me 10 ushqime, të cilat sipas tyre duhet t’i shtohen përditshmërisë.
Në këtë listë përfshihen edhe ushqimet e fermentuara, raporton NYPost.
Lista e përpiluar nga nutricistë e dietologë përfshin këto ushqime.
1. Ushqimet e fermentuara si jogurti, kimchi (ushqim tradicional korean, i gatuar me perime me kripë e të fermentuara), çaji kombucha (pije e bërë nga çaji i zi, sheqeri dhe maja e bukës) dhe perimet turshi,
2. Boronicat
3. Farat si chia dhe hemp (bimë e familjes se kanabisit)
4. Avokadot
5. Arroret si bademet dhe arrat
6. Çaji i gjelbër
7. Bizelet, fasulet, thjerrëzat dhe chikpeas
8. Kërpudhat
9. Drithërat e plota
10. Peshku salmon
Dietat më të mira përbëhen nga këto ushqime, pra nëse shtohen në rutinën e përditshme të të ngrënit, organizmi do të përfitojë shumë të mira shëndetësore.
Këto ushqime njihen si më të shëndetshmet në të gjithë botën, pasi mbrojnë njerëzit nga një sërë sëmundjesh.
Pasi në këtë listë nuk përfshihet brokoli, dietologët e kanë panë të rëndësishme të sqarojnë se kjo perime e gjelbër ka fuqi të mbrojë shëndetin e zorrëve.