AKB-së vizitoi korporaten me të fuqishme ekonomike të Kosovës Devolli Group, për ti dhënë përkrahjen e duhur si fuqi dhe krenari kombëtare ekonomike vendore dhe ndërkombëtare ku janë të punësuar në mënyrë direkte dhe indirekte në këtë industri rreth 5000 puntorë dhe koperant mbi 10000 të tjerë.
Agim Shahini kryetar i AKB-së tha se jemi të shqetësuar dhe investitorët mund të jenë të frikësuar nga deklarimet politike për biznese të caktuara dhe të pa analizuara mirë për efektet negative qe kjo gjuhe prodhon. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme në gjuhen e përdorur për bizneset dhe prodhuesit siç është Devolli.
Bizneset dhe prodhuesit vendor nuk janë në fushat zgjedhore një mujore për të marr mandat dhe pushtet katër vjeçar, bizneset dhe prodhuesit vendor janë në fushat përmanent jetësore ekonomike për të zhvilluar shtetin 365 ditë në vit tha në fund Shahini.
Blerim Devolli tha se jemi të angazhuar që të kemi prodhime cilsore dhe kualitative për konsumatorë vendorë dhe ndërkombëtare për neve kjo është rëndësishme dhe nuk do të ndalem,faliminderit AKB-së që keni mision jo manda për të mbrojtur bizneset dhe prodhuesit vendorë.