Një detaj nuk iu ka shpëtuar ndjekësve në fotografinë e fundit të Kidës.
Kida këto ditë po i shijon në maksimum pushimet, pasi publikoi projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.
Artistja, nga atje nuk i ka kursyer fotografitë tërheqëse, me të cilat merr gjithë vëmendjen me fizikun e formësuar.
Në foton e fundit, Kida pozoi duke mbuluar gjoksin me një gjethe, por të gjithë drejtuan sytë tek këmbët.
Ndjekësit aluduan se këngëtarja ka ‘deformuar’ fotografinë me përdorim të tepruar të fotoshopit, ani pse dukej shumë tërheqëse.
Kujtojmë se “Edhe sa” titullohet projekti i fundit muzikor, të cilin e solli të vizualizuar edhe me videoklip.