Detaje nga ngjarja në Gushtericë: Polici i Kosovës dyshohet se vrau vëllanë e tij 70 vjeçar për çështje pronësore

Një person ka mbetur i vdekur në Gushtericë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga Policia e Kosovës për Reporteri.net kanë thënë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor dhe i njëjti është arrestuar.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Detaje të tjera lidhur me rastin ka dhënë për Kosovo Online komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq.

Ai ka thënë se viktima  është 70 vjeç dhe se i dyshuari për vrasjen (zyrtari policor) është vëllai i tij.

Sipas tij motivi i vrasjes mendohet të jetë problem i pazgjidhur pronësor.

Viktima dhe dorasi raportohet të jenë të nacionalitetit serb.