Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Klinës. Në lokalin “Coyote”, një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq.
Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Prela nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve dhe vdekja e tij është konstatuar nga mjekët në spitalin e Pejës.

Mediet raportojnë se i dyshuari dhe viktima janë mërgimtarë.
Në drejtim të të ndjerit janë shkrepur 7 plumba.
Sipas këtyre burimeve i dyshuari dhe viktima kishin lidhje miqësie mes vete. Sipas burimeve të pakonfirmuara dhëndri vrau vjehrrin.
Sinjali raportoi se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes. Ai ka grabitur një veturë në rrugë, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.