Dështimi i Qeverisë Kurti me librat e nxënësve – Memli Krasniqi: Turp iu qoftë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe kompetence, pas dështimit të sigurimit të librave shkollorë për nxënësit. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për këtë dështim e ku munguan deputetët e pushtetit, kreu i PDK-së tha se dy fillimvite shkollore Qeveria Kurti i ka filluar me kriza.

“Vitin e kaluar i kanë fajësuar mësimdhënësit duke i quajtur të paaftë dhe po prodhojnë analfabetë funksionalë, e sivjet prindërve që ua rënduan jetën, ua kanë qitë një barrë të re, me shku nga poshtë e lart nëpër librari me i ble librat. A di me na tregu kjo ministre a ka interesa personale, financiare apo tjera që prej 4.8 milionë euro e ka bërë koston në 12.5 milionë euro për me iu dhënë pikërisht atyre që i kritikonte kinse – shtëpive botuese?”, tha Krasniqi Krasniqi.

Ai theksoi 100 pyetje sot ishe dashtë me i bë në këtë seancë për qeverinë e papërgjegjshme e cila siç tha ai tanimë po ikë edhe nga qytetarët, mësuesit dhe prindërit e nxënësve.

Krasniqi tha se kjo qeveri në emër të reformës në arsim e ka rikthyer një problem që Kryeministri Thaçi e pati zgjidhë para 15 viteve, si dhe ka ngritur shqetësimin se gjenerata të tëra të fëmijëve po humbin mijëra orë mësimi si pasojë e keqmenaxhimit dhe Qeveria po vazhdon të rrijë duarkryq përballë kësaj situate.

“Për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës, kjo qeveri i ka lënë nxënësit, fëmijët e Kosovës pa libra shkollorë. Kjo është e turpshme. Për më shumë është edhe shkelje e ligjit. Përtej përgjegjësisë politike, këta njerëz e vaccanërisht kjo ministre ka përgjegjësi penale. E kanë shkelë ligjin, e kanë trefishuar koston e librave duke u thirrë në kursime. Në vend se me iu kushtu 4.8 milionë, sot po i shpenzojnë 12 milionë. Do ta imponojnë humbjen e kohës, humbjen e orëve për vitin e dytë me radhë”, tha Krasniqi.