Dëshmitari refuzon të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së, pretendon se iu falsifikua nënshkrimi

Në seancën e së mërkurës në rastin Thaçi dhe të tjerët është duke u dëgjuar dëshmitari i 29-të.

Dëshmitari që po dëshmon me masa mbrojtëse ka refuzuar të dëshmojë kundër ish-krerëve të UÇK-së, me kërkesë të avokatit të viktimave në Gjykatën Speciale.

Sipas avokatit, ai është ndjerë i stresuar dhe s’është gati të japë dëshmi.

Tutje, kur është marrë në pyetje nga prokurorja e rastit lidhur me një deklaratë të dëshmitarit për vitin 2004, ky i fundit e ka dëshmuar një gjë të tillë.

Ai ka thënë se iu është falsifikuar nënshkrimi.

Biseda:

Prokurorja: Shikojmë faqen ku është data 2004. A ju kujtohet të keni dhënë një deklarata në vitin 2004?

Dëshmitari: Është e pavërtetë.

Prokurorja: Po thoni që nuk keni dhënë deklaratë në vitin 2004, dëshmitar?

Prokurorja: Nëse do të shihni versionin anglisht, a shihni emrin tuaj të shkruar në atë faqe?

Dëshmitari: Paska shkarravit dikush këtë shkrim, nuk e di kush e ka dhanë. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Prokurorja: A po thoni që kjo nuk është nënshkrimi juaj?

Avokati: A mund t’i drejtohem trupit gjykues shkurtimisht?

Gjykatësi Smith: Po.

Avokati (i viktimave): Nëse më lejoni, mund të them që sot në mëngjes jam konsultuar me klientin tim dhe personi që keni përpara është shumë i stresuar dhe nuk është i gatshëm të japë dëshmi, është gati të shkojë në burg. Nëse shtyhet seanca, do të ndryshohet mendja e tij.

Gjykatësi Smith: Sa kohë ju duhet për këtë?

Avokati: 30 minuta.

Gjykatësi Smith: Nëse s’keni kundërshtime, do të bëjmë një pushim prej 30 minutash.