Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi ishte e ftuara e autores dhe moderatores Luana Vjollca puntatën e sotme në “Shiko Kush LUAN”.
Mbrëmja e sotme iu dedikua “Krishtlindjes” dhe nuk kishte si të mungonte babagjyshi i festës, i cili mbante në thesin e tij dëshirat e të ftuarve të sotëm.
Dëshira më speciale ishte ajo e Leonora Jakupit, e cila i shkruajti babagjyshit këtë dëshirë: “Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull!”
Si duket planet e vitit të ardhshëm për Leonorën qënkan plot ëmbëlsi!’
Këngëtarja Leonora Jakupi ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”. Këngëtarja e shumë HIT-eve u vendos përballë një interviste mjaft speciale ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës.
Nëpërmjet përgjigjeve të Jakupit u zbuluan shumë detaje të lidhjes së dashurisë së saj.
Me anë të këngës “Zemra të kërkon”; Leonora zbuloi se tashmë e ka gjetur të duhurin; gjithashtu zbuloi se ai nuk i ka dhuruar diamante, nga kënga “Diamant”.
“Pa asnjë dyshim” që do të kemi një dasmë në vitin 2021; pasi 2020 ia prishi planet për martesë. Të paktën Leonora dëshiron dhe shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.