Pas këtyre ditëve me reshje rekorde, Kosova do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, ka thënë Instituti Meteorologjik.
Masat e nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme, duke ngritur temperaturat në 34 deri në 37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme.
Të shtunën parashihet të jetë kryesisht i qetë me vranësira të pakëta rreth relievit malor, ndërsa të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë, njoftoi tutje IHK.
Për shkak të prezencës së lartë të lagështisë së ajrit dhe presionit të lartë, temperaturat do të arrijnë në vlera të larta.
Instituti ka bërë thirrje se për shkak se indeksi UV do të jetë shumë i lartë kontakti direkt me rrezet e diellit duhet të reduktohet, sidomos nga ora 10-17.