Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka bërë publike informacionet e fundit sa i përket donacioneve në llogarinë për luftimin e koronavirusit.
Ai ka shkruar në Facebook se deri sot, në llogari janë derdhur gati 680 mijë euro.
Bislimi ka bërë të ditur se një donator nga Shqipëria ka dhuruar 150 mijë euro.

“Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19: Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 euro. Po ashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 euro”, ka shkruar ministri Besnik Bislimi.