Deri më tani 1293 raste aktive me koronavirus në Kosovë, komunat që kanë numrin më të madh të personave të infektuar

Tash e tre muaj vendi ynë është duke u përballur me virusin COVID-19. E, që nga paraqitja e rasteve të para (13 mars) e deri tani janë infektuar 2 mijë e 991 persona, 1 mijë e 644 prej tyre janë shëruar kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 293.

Nga virusi COVID-19, në vendin tonë kanë humbur jetën 56 persona, të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Nga numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë, 51.92% janë meshkuj, kurse  48.08% femra.

Ndërsa, kryeqyteti vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste me koronavirus, në Prishtinë gjithsej me virus janë konfirmuar 690 persona.

Pas Prishtinës, radhitet komuna e Vushtrrisë me 343 qytetarë të infektuar.

Në vendin e tretë, të komunave që kanë më së shumti persona të infektuar është Prizreni, 300 raste deri tani, shkruan Telegrafi.

Në komunën e Ferizajt deri tani janë konfirmuar 191 qytetarë me virusin COVID-19.

Komuna e Gjilanit 177 raste, komuna e Pejës 165 raste, komuna e Mitrovicës 125 raste, komuna e Vitisë 118 raste, komuna e Fushë-Kosovës 105 raste.

Në komunën e Malishevës 81 raste, në komunën e Rahovecit 71 raste, në Komunën e Gjakovës 61 raste, në komunën e Suharekës 56 raste, në komunën e  Podujevës 52 raste, në Kamenicë 49 raste, në Mitrovicën e Veriut 43 raste, në komunën e Lipjanit 40 raste.

Në Komunë e Obiliqit 39 raste, në Komunën e Mamushës 39 raste.

Në Komunën e Istogut 38 raste. Në Komunën e Skenderaj 31 raste. Në Komunën e Zveçanit 25 raste. Në komunën e  Zubin Potokut 24 raste, në Komunën e Shtimës 23 raste.

Në Drenas 18 raste, në Dragash 14 raste, në Kaçanik 11 raste, në Klinë 8 raste,  në Han të Elezit 7 raste, në Drenas 3 raste, në Deçan 3 raste, në Kllokot 2 raste dhe në Partesh 1 rast.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

IKSHPK kërkon të mbahet distanca fizike dhe maskat dhe po ashtu qytetarët të lajnë duart disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.

Gjithashtu, IKSHPK kërkon të mos bëhet grumbullimi i madh i njerëzve pasi që ekziston rreziku i përhapjes së virusit.