Dërgohet në prokurori nën masa të rrepta sigurie Naim Murseli

Nën masa të rrepta sigurie është sjell në prokurori Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Pak më herët për po të njëjtin rast është marrë në pyetje Kushtrim Kokalla.

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla është paraqitur mëngjesin e sotëm para prokurorisë së shtetit.

Ai është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë për rastin e Liridona Ademit.

Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar në dhjetor te vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale: “marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz nën forca të shumta sigurie.