Deputetja e PDK-së, rezulton pozitive me koronavirus

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur ajo vet përmes një postimi në Facebookun e saj.

Hoxha shprehet se ditët e fundit ka vërejtur plogështi, ethe, temperaturë e kollë.

Hoxha porosit qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, gjithashtu, ajo thotë se shpreson që ata që i ka pasur afër të mos sëmuren.

Ky është postimi i saj:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…
Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:
Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

🙏Sh’net!.