Deputeti i PDK-së ulet te vendi ku ishte Osmani, Konjufca: Është mirë me ditë ku është karrigia jote


Pak kohë pas raportimit të presidentes, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha shijoi për pak minuta ulësen në të cilën ishte ulur më parë, Osmani.

Ky gjest i Berishës krijoi një atmosferë të qeshurash nga deputetët të cilët ishin në seancë, e kjo bëri po ashtu që t’i “tërhiqet vërejtja” nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Konjufca duke qeshur iu drejtua Berishës duke i thënë: “Hisen është mirë me ditë cila është karrigia jote”.

Konjufca po ashtu i kërkoi Berishës që të ngrihet nga ulësja, ku presidentja Osmani ishte ulur.