Deputeti i LDK-së i prekur nga koronavirusi: Jam duke u shëruar me sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me COVID-19.

Ai përmes një postimi në Facebook po deklaron se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po shkon drejt përmirësimit.  Dhe se simptomat e koronavirusit tashmë nuk janë prezente shumë në trupin e tij.

 “Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së sukseshme të përballimit me Covid. Faleminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve . Shpejt edhe do shihemi…💪🤝👋 #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti