Deputeti i LDK-së Fetah Rudi, infektohet me koronavirus

Fetah Rudi është deputeti i radhës në LDK që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook ku ka treguar se do të jetë në vetizolim në shtëpi ku edhe do të marrë trajtimin mjekësor.

“Pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura gjatë ditës së djeshme, i jam nënshtruar testit për COVID-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekësore, trajtimin do ta vazhdoj në shtëpi.  Anëtarët e tjerë të familjes janë mire me shëndet. Për dy javë do të jemi në vetizolim. Besoj që me ndihmën e Zotit dhe mjekëve do ta kaloj edhe këtë sfidë”.