Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dalë nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.
Ai ka thënë se është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje.
“Ndoshta mund të jem shumë gabim, por po e jap një propozim për të dalë prej krizës politike. Le të ulen partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, është shprehur Rexhepi në RTK.
“Vlerësimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”.
Ai tutje tha se ka ardhur koha që Isa Mustafa të lëshojë rrugë pasi në krye të LDK-së është që 10 vjet.