Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot u është dorëzuar organeve të drejtësisë.
Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni Florent Gashi ka thënë përmes telefonit se Arifi sapo është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Arifi është dënuar nga gjykata me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati.